LIFESTYLE, 31 Janar 2020, 12:53

FOTO/ “Kunata ime më e mirë se e jotja”, Çiljeta mbyll ‘gojët e liga’! Përkrah motrës së Alban Hoxhës


Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka qenë në qendër të vëmendjes, pas dyshimeve për ndarje nga portieri i Partizanit, Alban Hoxha. Por, ajo ka vendosur të heqë çdo dyshim, duke treguar se vazhdon të jetë në një lidhje me Albanin.

“Kunata ime është më e mirë se e jotja. Thjesht e ngritur në humor të mirë, pa filtra,”- shkruan Çiljeta Xhilaga në rrjete sociale.

Ajo ka postuar momente pranë motrës së Alban Hoxhës, teksa duket se po kalojnë mirë bashkë.

Disa ditë më parë në median rozë u përhap me shpejtësi lajmi i ndarjes së Çiljeta Xhilagës nga portieri i Partizanit, Alban Hoxha.

Gjithçka nisi nga një veprim i papritur që këngëtarja bëri në rrjete sociale.

Ajo zhduku çdo kujtim të vjetër nga profili i saj në Instagram, përfshirë këtu dhe foton me Alban Hoxhën.