LIFESTYLE, 30 Janar 2020, 13:27

Flet për Annën që hyri mes saj dhe Robertit, Nora istrefi përlotet në studio pas surprizës, mesazhi nga ish-bashkëshorti

Flet për Annën që hyri mes saj dhe Robertit, Nora istrefi

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi është rrëfyer për herë të parë pas divorcit me bashkëshortin Robert Berisha. Nora ka qënë e ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku edhe ka dhënë versionin e saj lidhur me divorcin nga ish-partneri i saj Robert Berisha. Në studio ajo tha se: Nuk ka pasur një Anna që ka ndërhyrë direkt në jetën e saj.
Surpriza më e bukur ishte kur në skenë u shfaq nëna e saj për të kënduar pas kaq shumë kohësh, që prej ndarjes nga jeta të babait të saj. E emocionuar, Nora përlotet teksa sheh nënën e saj të performojë. Më pas në ekranin e madh, shfaqet një video e Robert Berishës, i cili mesa duket ka një mesazh tejet special për të. “Ky mesazh shkon special për Norën,”-shprehet ai. Se për çfarë bëhet fjalë, na mbetet që ta zbulojmë të shtunën.