LIFESTYLE, 29 Janar 2020, 20:59

FOTO/ Me bidonë dhe qese plastike në kokë për t’u mbrojtur, njerëzit të tmerruar nga koronavirusi

Të tmerruar nga koronavirus, disa njerëz janë parë në aeroport duke mbajtur shishe plastike në kokë, apo edhe kasakat e motorëve, në përpjekje për t’u mbrojtur.

Kjo vjen pasi linja ajrore, “British Airways” ndaloi të gjitha fluturimet me Kinën, pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës që deri më tani i ka marrë jetën më shumë se 100 personave.

Foto e njerëzve me bidonë plastikë në kokë janë bërë virale në rrjet, ndërsa një familje është fotografuar të mbuluar me qese plastike, ndërkohë që prisnin në radhë në sportelet e aeroportit.