LIFESTYLE, 30 Janar 2020, 12:20

FOTO/ “Na mungon thellësisht Kobe”, Beyonce dedikim të ndjerë për legjendën e basketbollit


Diva e muzikës, Byonce ka ndarë një dedikim të ndjerë, për mikun e saj, legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike, bashkë me të bijën.

Në një foto të zgjedhur, ku shfaqet ylli i basketbollit duke puthur në ballë vajzën e tij të preferuar, Gianna, Byeonce shkruan: “Do të vazhdoj të lutem me zell për mbretëreshat tuaja. Na mungon thellësisht shumë i dashur Kobe.”

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror.

Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe shtatë persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen.

Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike.

Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit.

Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.