TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është një ndër këngëtaret shqiptare më të reja në moshë dhe karrierë dhe një ndër më të veçantat.
Kanita Suma ose si njihet në art vetëm Kanita, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin, ‘Shiko kush Luan’, me moderatore Luana Vjollcën.
Si pjesë e programit, ajo nuk iu ka shpëtuar dot pyetjeve pikante në lidhje me jetën e saj private. Në pjesën e parë të emisionit Kanita është pyetur se në çfarë moshe e ka dhënë puthjen e parë.
Ajo është shprehur se diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.
"Nuk e kam dhënë akoma", është përgjigjur ajo.
Këngëtarja është vetëm 18 vjeç dhe mesa duket ende nuk e ka gjetur dashurinë. Pavarësisht moshës së re, Kanita është kthyer në një artiste mjaft të suksesshme.
