LIFESTYLE, 2 Nëntor 2019, 11:41

VIDEO/ “Gëzuar ditëlindjen!” Flori Mumajesi urim të veçantë për vëllain e tij

VIDEO/ “Gëzuar ditëlindjen!” Flori Mumajesi urim të

Flori Mumajesi ka kohë që qëndron larg mediave sociale. Por së fundi, Flori hyri në Instagram posaçërisht për të uruar vëllain e tij të vogël. Bëhet fjalë për Brunon i cili ka ditëlindjen, dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë një urim special nga kantautori. “Gëzuar ditëlindjen, u rrite tani dhe pse për vëllezërit e tu gjithmonë do mbetesh më i vogli”, shkruan Flori.
Bruno dhe Flori kanë krijuar bashkë hitet më të veçanta shqiptare. Bashkëpunimet e tyre janë tepër të suksesshme, por marrëdhënia e tyre është super edhe përtej punës!