TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjumi është një ndër komponentët më të rëndësishëm për rigjenerimin e qeliyave të trurit si dhe qetësimin e trupit. Truri nuk mund të funksionojnë në të njëjtin nivel nëse ke mungesa në gjumë. Relativisht truri dhe trupi do të ndihen më të lodhur dhe performanca nuk do të jetë njësoj.
Studiues të ndryshëm shprehen qartë se lodhja lodhja që vjen nga mungesa e gjumit ka një ndikim negativ në kujtesë e shikim. Një tjetër faktor që kontribon në sëmundjen e syve është zgjimi i herëpashershëm nga problemet me frymëmarrjen.
Mungesa e gjumit sjell pasoja të ndryshme. Një ndër to është përtharja e syve. Mungesa e gjumit e përkeqeson këtë problem. Në momentin e mbylljes së syzve, simptomat lehtësohen. Edhe në rastin e përdorimit të ilaçeve të gjumit efektet anësore janë të pranishme pasi sjell tharjen e membranës në pjesën e syve e të gojës.
Glaukoma shkaktohet nga dëmtimet e pariparueshme të nervit optik. Shkaku kryesor e kësaj sëmundjeje është tensioni i ulët ose i lartë i gjakut gjatë natës. Personat që vuajnë nga tensioni i lartë dhe marrin medikamente për të, në momentin që shtrihen për të fjetur pesojnë një rënie të fortë të tensionit që sjell pak nga pak shkatërrimin e shikimit. Kjo sëmundje ka filluar të njihet si “hajutja e shikimit”.
Gjumi shërben si një element tepër kryesor jo vetëm në shendetin e syve por në të gjithë orgnizmin. Sytë janë më të fortë e më të qëndrueshëm mbas një gjumi të mirë e të rehatshëm. Por ndikimi psikologjik nuk është i vetmi. Gjumi ndikon drejtpërsëdrejti në përpunimin e ushqyesve në mëlçi. /TPZ.AL/
Përshtati Fjona Shehu