TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Perla më e lashtë e gjetur në botë do të ekspozohet në Louvre Abu Dhabi këtë muaj. Kjo do të jetë hera e parë që do të shfaqet për publikun që në momentin e zbulimit të saj.
Kjo perlë 8000 vjeçare u gjet në një zonë arkeologjike në ishullin Marawah në Abu Dabi, sipas Departamentit të Kulturës dhe Turizmit (DCT) të Emirateve. Formimi i kësaj perle daton mes viteve 5800 B.C – 5600 B, duke e bërë kështu perlën më të vjetër të zbuluar.
Kjo perlë është zbuluar në vitin 2017, është më pak se 1/3 centimetër dhe vjen në një ngjyrë rozë të lehtë.
“Prezenca e perlave në vendet arkeologjike shërben si një provë që tregtia e perlave ka ekzistuar që në peridhën Neolitike” tha drejtori i DCT-së së sektorit Arkeologjik, Abdulla Khalfan Al-Kaabi.
Burime të tjera historike kanë vërtetuar që Abu Dhabi ka qenë njohur në mbarë vendin për perlat e tij dhe ka qenë një qendër tregtie që në shekullin e 16-të.
Perlat kanë qenë dikur një ndër aspektet më kryesore eonomike në vend. Industria e perlave në vend ka qenë në rënie që në fillimet e viteve 90, që në momentin kur Japonezët zhvilluan teknika të reja për të kultivuar perla të rrumbullakëta e perfekte. /TPZ.AL/
Përshtati Fjona Shehu