TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Falë formës së saj gjeografike dhe bregdetit që ofron, Vietnami njihet si një vend me diversitet natyror.
Teksa udhëton përreth Azisë Jugore, do të rrethoheni njga një peisazh fotografik, duke filluar që nga Sapa veriore deri te plazhet ranore të mrekullueshme të Phu Quoc.
Arkitektura e Vietnamit është tepër unike. Si ish-koloni Franceze midis viteve 1887-1954, ky vend është mbushur me ndërtesa historike dhe shtëpi tregtare. Një ndër vendet që vlen të veçohet është Hoi An në Vietnamin qëndror.
I fuqshmi Mekong i shton vlerat bukurisë Vietnameze me furinë e tij duke u ndarë më pas në disa kanale të vegjël që ushqejnë bujqësinë në komunitetet rurale.
Nuk duhen lënë mënjanë parqet e shumta kombëtare, tregjet lundruese, rrugët magjepsëse malore, fshatrat bujqësorë, varrezat, formacionet gjeologjike të lashta vullkanike si dhe sistemi më i madh i shpellave në botë.
Një vend i tillë nuk duhet lënë kurrë pa u vizituar. Është një copëz parajse e vendosur në Tokë. /TPZ.AL/
Përshtati Fjona Shehu [gallery ids="323084,323085,323086,323087,323088,323089,323090,323091,323092,323093,323094"]