LIFESTYLE, 2 Nëntor 2019, 21:52

Foto/ ‘Notre Drame de Tiran’, Delvina çel ekspozitën në Teatrin Kombëtar, nuk mungon opozita, Berisha: Ka derdhur gjeninë krijuese të tij

Avni Delvina, artisti i njohur që jeton prej vitesh jashtë vendit ka çelur pasditen e sotme një ekspozitë të shumëpritur si shenjë mbështetjeje për të gjithë aktorët që mbështesin nismë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Teksa ka prezantuar 40 grafika me domethënie të veçantë dhe në stilin “delvinian”, në këtë ekspozitë morën pjesë dashamirës të Teatrit, qytetarë qëndrestarë, si dhe nuk munguan figura të politikës shqiptare.

Mes tyre ishin edhe kryedemokrati Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, ish-kryeministri Sali Berisha, etj.

Vetë Delvina u shpreh se ka punuar prej dy muajsh intensivisht në këtë ekspozitë.

“Kam rreth dy muaj që punoj intensivisht për realizimin e kësaj ekspozite, duke krijuar një sërë punimesh të reja enkas për Teatrin Kombëtar, si dhe duke ripunuar e transformuar disa punime të publikuara më pare,”- tha ai më tej.

Të pranishme ishin edhe mediat, përpara të cilave, Berisha tha se ‘Edvin Mafia dhe Lal plehu të cilët kanë gjetur edhe një mercenar që s’do i shpëtojë kurrë dënimit të historisë siç është ‘ligj Fusha’ për të groposur historinë e artit teatral kombëtar një nga zhanret më të respektuara.’

“Në mbrojtje të këtij simboli që është absulutisht një nga dëshmitë më të rëndësishme të historisë së këtij kombi. Duam babëzisht elementë të zhveshur nga çdo lloj vlere dhe parimi përveç babëzisë si Edvin Mafia dhe Lal plehu të cilët kanë gjetur edhe një mercenar që s’do i shpëtojë kurrë dënimit të historisë siç është ‘ligj Fusha’ për të groposur historinë e artit teatral kombëtar një nga zhanret më të respektuara.

Më vjen shumë mirë që zoti Delvina nuk është artist skene, piktor i njohur, por ka derdhur të gjithë gjeninë e tij krijuese, dua ta përgëzoj nga zemra për këtë përpjekje që i ka bërë vendit.

Unë e kam ndjekur me shumë angazhim të gjithë dramën. Drama e fundit ishte ajo e një grupi narko-banditësh me pushtet dikur, ai që Edvin Mafia e kishte shpallur të gjithë këtë zonë të paprekshme historike, dikur kishte bërë vendimin e qeverisë të firmosur. Tani vërsulet si i babëzitur i tërbuar, i pangopur për të ndarë para me një mercenar siç është ligj Fusha, që ka blerë një pëllëmbë tokë këtu dhe kërkon të përvetësojë të gjithë sipërfaqen, të rrënojë teatrin,”- u shpreh Berisha ndër të tjera.

Kjo ekzpozitë do të qëndrojë në ambientet e Teatrit Kombëtar gjatë gjithë javës në vijim, ndërsa për qytetarët që duan ti shijojnë nga afër 40 veprat e Delvinës, nga ora 17:30 deri në 19:00 hyrja është e lirë.