LIFESTYLE, 18 Shtator 2021, 12:04

FOTO/ E zeza ngjyra e preferuar për kabinetin e ri, ministret e reja zgjedhin nuanca dominuese

FOTO/ E zeza ngjyra e preferuar për kabinetin e ri, ministret e reja


Në marshimin e qeverisë “Rama 3” nuk kishte si të mos vihej re look-u i 12 ministreve gra që dominojnë në këtë mandat të tretë të kryeministrit Rama.

Ngjyra që kishin përzgjedhur shumica prej tyre ishte e zeza e kombinuar edhe me veshjen e ministrave dhe vetë kryeministrit, e thyer me këmishë me ngjyra.

Ndërsa ministret e reja, kishin zgjedhur kostume me ngjyra për këtë ditë të veçantë e cila konsiderohet edhe dita e parë e punës si ministre për ndoshta katër vitet e ardhshme.

Bora Muzhaqi, ministrja për Rininë dhe fëmijët kishte zgjedhur një kostum të bardhë, Frida Krifca ministrja e Bujqësisë dominoi me të kuqe, ndërsa Delina Brahimaj në krye të dikasterit të Ekonomisë kishte zgjedhur ngjyrën blu.

[gallery ids="568947,568946,568945,568944,568943,568942,568941,568940,568939,568938,568937,568936,568935,568934,568933,568932,568931,568930,568929,568928,568927,568926,568925,568924,568923,568922,568921,568920,568919,568918,568917,568911,568910,568909,568907"]