LIFESTYLE, 28 Shkurt 2018, 17:17

FOTO/E veshur sportive dhe duke kërcyer! Si dukej Monika Kryemadhi para 15 vitesh

Të gjithë jemi koshientë për transformimin që ka pësuar kryetarja aktuale e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Një nga politikanet femra më të rëndësishme në vend, është treguar e hapur sa i përket shpjegimit për ndryshimin e pamjes, për të cilën të gjithë po mendojnë se ka bërë ndërhyrje.

E pyetur për ndryshimet apo ndërhyrjet e mundshme në “Wake Up” kohë më parë, Monika është përgjigjur krejtësisht natyrshëm.

“I shëmtuari s’ka çfarë humbet. Unë kam qenë e shëmtuar gjithë jetën time. Rregullimet e vetme që kam bërë janë dhëmbët dhe flokët, sepse po ta shohësh më janë zbardhur flokët”, u shpreh Kryemadhi.

Dhe si për ta dëshmuar se si kanë kaluar vitet për të, Kryemadhi shfaqet në një foto të 15 viteve më parë. Elegante dhe me flokët e prera shkurt me baluke, Monika tregon tipin e saj sportiv që e shohim edhe sot e kësaj dite që ka një post zyrtar.