LIFESTYLE, 28 Shkurt 2018, 13:36

Babai i trashëgoi 100 milionë dollarë, 50 - vjeçarja ngelet e varfër por jo për faj të saj

Babai i trashëgoi 100 milionë dollarë, 50 - vjeçarja

Ajo është vajza e këngëtarit Elvis Presley dhe i ati i ka trashëguar plot 100 milionë dollarë.

Fjala është për Lisa Marie Presley, e cila sot ndodhet në pikë të hallit pasi pasuria e saj është zhdukur menjëherë.

Nga një miliardere, Lisa sot ka në llogaritë e saj bankare vetëm 14 mijë dollar dhe sipas “Reuters”, këngëtarja fajëson ish-menaxherin bizneseve të saj, Barry Siegelin, i cili i’a ka shpërdoruar pasurinë.

Vajza e Presley-t ka ngritur një padi kundër ish-menaxherit të saj nën akuzën e shpërdorimin dhe keq-menaxhimin e pasurisë me qëllim përmbushjen e ambicieve të tij.

Në dokumentet gjyqësore, Lisa Marie shkruan ndër të tjera se Siegel i kishte shitur 85% të aksioneve të saj tek Elvis Presley Enterprise, firmës që menaxhonte asetet e trashëguara nga ylli i muzikës Rock\Roll në vitet ’70.

Sikur të mos mjaftonte vetëm humbja e pasurisë, ish – menaxheri i bizneseve të Lisa Marie Presley e ka lënë atë në një borxh prej 600 mijë dollarësh si shkak i vendimeve të tij.

Shumë do donin të ishin vajza e Elvis Presley-t, por askush në këto kushte.

[gallery ids="75653,75652,75654,75655,75651"]