BOTA, 10 Janar 2018, 10:32

Lidhje me arganizatën Ndrangheta, 169 persona në pranga

Lidhje me arganizatën Ndrangheta, 169 persona në pranga

169 persona, të dyshuar për lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta  janë arrestuar gjatë një operacioni i zhvilluar nga policia në Itali dhe Gjermani.

Asete me vlerë 50 milion euro u konfiskuan në operacionin që synonte të godiste grupin e krimit, teksa ndër të arrestuarit ishte edhe presidenti i provincës Crotone, Nicodemo Parrilla.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa, raporton se hetimi u përqendrua në bandën Farao-Marincola, një nga më të fortit në Kalabri.

Teksa në Gjermani arrestimet u bënë në rajonet Hessen dhe Baden-Württemberg.

Rrjeti i Ndrangheta është i vendosur në Italinë jugore, por ka zgjeruar shtrirjen e tij edhe në pjesën tjetër të Evropës.

Nicola Grattari, prokurori italian i ngarkuar me hetimin, përshkroi arrestimet si hapin më të rëndësishëm të ndërmarrë ndaj Ndranghetës në dy dekadat e fundit.