TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekipet e shpëtimit në Kaliforni, janë ende në kërkim të të mbijetuarve, nga rrëshqitja masive e dheut dhe përmbytjet, që shkaktuan 13 viktima.
Raportohet se rreth 300 persona, janë bllokuar në Kanionin Romero. Numri i viktimave pritet të rritet.
Rreth 50 persona janë shpëtuar deri në këto momente, por aksesi në vendngjarje është shumë i vështirë për shkak të terrenit.
Mësohet se 163 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital. Prej tyre, 4 persona kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Burimi: BBC / TPZ.AL
