TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Donald Trump njoftoi anulimin e vizitës së tij në Londër, ku do të ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të ambasadës së re amerikane duke drejtuar sërish kritika ndaj paraardhësit të tij Barack Obama.
“Arsyeja që po anuloj udhëtimin në Londër është pasi nuk jam një tifoz i madh i administratës Obama, i cili shiti për një grosh ambasadën që shtrihej në një zonë të mirëpozicionuar gjeografikisht dhe më e këndshmja në Londër për të ndërtuar një tjetër shumë më larg qendrës për 1,2 miliardë dollarë. Një çështje e pakëndshme. Për më tepër donin që të prisja shiritin. Jo!” shkruan Trump në Twitter.
Vizita e tij e parashikuar muajin e ardhshëm, kishte të ngjarë të nxiste protesta, kanë theksur mediat britanike.