AKTUALITET, 10 Qershor 2020, 17:16

FOTO/ Durrësi vijon të jetë i ‘pushtuar’ nga plehrat

Durrësi vijon të jetë i mbuluar nga plehrat, të cilat dergjen rrugëve pothuajse në të gjitha lagjet e qytetit.

Një pamje aspak e zakontë për një qytet që pret për më tepër edhe turistë. Foto që shihni është shkrepur në lagjen 13 një ditë më parë.

Kjo situatë katastrofale vijon prej disa ditësh. Kryeministri Rama u zotua se brenda disa ditësh problemi do të zgjidhet përmes depozitimit të plehrave në landfillin e Sharrës në Tiranë. Prej disa ditësh Durrësi ka marrë pamjen e Napolit.