AKTUALITET, 10 Qershor 2020, 16:00

E çuan për të ruajtur, polici privat kapet duke vjēdhur

E çuan për të ruajtur, polici privat kapet duke vjēdhur

Një 23-vjeçar polic privat është ndaluar pasi është kapur duke vjēdhur në Fier. Burime nga blutë bëjnë të ditur se 23-vjeçari A. Ç., me shërbim si roje sigurie pranë një kompanie private, në fshatin Jagodinë, Fier, është kapur duke vjēdhur materiale hekuri.

Po ashtu, policia njofton se, në Lushnjë është arrestuar një 24-vjeçar pasi është kapur duke vjēdhur para në një magazinë.

Njoftimi i policisë:

Kapen duke vjēdhur, policia vë në pranga dy shtetas.

Specialistët për hetimin e Krímit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në Fier, punonjës i një kompanie SHPSF. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qënë i planifikuar me shërbim si roje sigurie pranë një kompanie private, në fshatin Jagodinë, Fier, është kapur duke vjēdhur materiale hekuri.

Specialistët për hetimin e krímeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrēstuan në flagrancë shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Bubullimë u kap duke vjēdhur një sasi lekësh në magazinën e shtetasit P. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.