AKTUALITET, 10 Qershor 2020, 15:38

Ardjan Çapja refuzon të flasë për atēntatin, çfarë panë tre banorë të zonës

Ardjan Çapja refuzon të flasë për atēntatin,

Ardjan Çapja, i cili të hënën i shpëtoi mrekullisht një atentati të mirëorganizuar ndaj tij, refuzon të dëshmojë.

Burime zyrtare nga grupi hetimor i thanë “ABC News” se pasditen e së martës, një oficer i Policisë Gjyqësore të Elbasanit ka shkuar në Spitalin e Traumës ku qënddron Çapja i shtruar, për ta pyetur.

Por, kjo gjë nuk është realizuar, pasi 55-vjeçari nuk ka pranuar të dëshmojë për mënyrën se si ndodhi ngjarja, apo nëse ka mundur të shohë ndonjë person të dyshimtë pranë banesës së tij, pak para se të qëllohej me snajper nga Kodër Krasta.

Ardjan Çapja vijon të qëndrojë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Këtë të martë ai la Reanimacionin për t’u shtruar në pavion, ndërsa ruhet ende nga forcat e policisë.

Çapja mori një plūmb në shpatull dhe aktualisht sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është e qëndrueshme.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbuluar atēntatorët.

Të vetmet dëshmi që ata disponojnë, janë tre banorë të zonën në Fushë-Mbret ku u dogj makina "Volkswagen", 6 kilometra larg banesës së Ardjan Çapjas.

Ata i thanë policisë se, kanë parë tre persona që ndodheshin pranë këtij mjeti dhe sapo i vunë flakët janë larguar menjëherë prej andej.

E vetmja kamer sigurie e një biznesi në dalje të Fushë-Mbretit ka mundur të fiksojë lëvizjen me shpejtësi të një automjeti të dyshimtë me të cilin mendohet të jenë larguar autorët pasi i vunë flakën "Volkswagen"-it, por pa mundur të evidentojë targën e tij.