TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka qenë edhe mbrëmjen e djeshme, me ekipin izraelit që i ka ardhur në ndihmë institucioneve shqiptare dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.
“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik.
Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë”
Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë. ?????”, shkruan Meta në postimin e tij.