AKTUALITET, 12 Dhjetor 2019, 09:21

VIDEO/ Zbriti në fushë për të bërë foto, Ronaldo inatoset me tifozin

VIDEO/ Zbriti në fushë për të bërë foto, Ronaldo

Juventusi ka fituar mbrëmjen e djeshme në Champions League ndaj Bayern leverkusenits me rezultatin 0-2. Sfida nuk ka kaluar pa incidente dhe në fundin e ndeshjes, pas vërshëllimës së arbitrit, një tifoz ka hyrë në fushë për të bërë një selfie me Ronaldon. Qëllimi është arritur, sapo kishte kapur portugezin për foto, sigurimi e ka kapur duke tërhequr edhe Kristiano Ronaldon njëkohësisht. Kaq mjaftoi që ylli portugez të inatosej keq dhe nervat ia ka nxjerrë tifozit. Video është duke u përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe sërish po kthehet në një objekt diskutimi.