AKTUALITET, 11 Dhjetor 2019, 23:32

Kontrollet me radar, policia kap shoferin me shpejtësi 221 km/h në Tiranë

Kontrollet me radar, policia kap shoferin me shpejtësi 221 km/h në

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet me radar në segmentin Sauk-TEG dhe ka kapur një shoferë që lëvizte me 221 km/h.

Sipas një njoftimi për mediat Policia bën me dije se do të vijojnë kontrollet, pasi shpejtësi të tilla rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Radari ? dhe polici?‍♂ të shpëtojnë jetën. Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk – Teg. 221 km/h në aksin Sauk – Teg,?✈✈✈✈???❗❗❗ Shpjetësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit,? por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës? Stop shpejtësisë,? stop shpejtësisë,? stop shpejtësisë?. Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një? destinacion të sigurt. ????? Mos shpejto të arrish aksidentin!”, shkruan Policia.