TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar në një konferenc për shtyp me kryeministren serbe, se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por se fjalën e fundit e ka Bundestagu gjerman, i cili pritet të marrë një vendim më 26 shtator.
"Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim", mësohet të jetë shprehur Merkel.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, është raportuar nga DW, se Shqipërisë do t'i vendosen 9 kushte, që lidhen me zbatimin e reformës në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe sqarimin e ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale.
/TPZ.al/