TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", ka "fluturuar" për një çast, duke ëndërruar, që Edi Rama dhe Partia Socialiste, jo vetëm të marrin mandatin e tretë, por edhe të katërtin dhe të pestin.
Spiropali tha se beteja po bëhet për "ta bërë Shqipërinë europiane" dhe se për këtë mund të duhen, tre, katër, apo pesë mandate.
"Ështe betejë për mandatin e katërt dhe më tej. Shqipëria që duam është synimi ynë për integrimin e Shqipërisë. Kjo forcë politike mund ta bëjë. Në mandatin e parë dhe të dytë kemi mbjellë shtetin ligjor, kemi kthyer shqiptarët tek puna, kemi kthyer në binarë financat, kemi kuruar ato sëmundje që kanë rrënjë të thella. Të gjitha këto do të kenë frytet e tyre, për një shtet më dinjitoz, ligjor. Do ta bëjmë këtë vend Europian. Dy, tre, katër, pesë mandate, sa të duash, derisa qytetarët të besojnë që ne jemi alternativa e duhur", tha Spiropali.
/TPZ.al/