AKTUALITET, 18 Shtator 2020, 20:23

Pas ngjarjeve kriminale policia e Shtetit më këmbë, postblloqe e kontrolle intensive në Durrës

Pas ngjarjeve kriminale policia e Shtetit më këmbë, postblloqe e

Policia e Shtetit prej dy ditësh po zhvillon kontrolle intensive në të gjitha mjetet apo personat e dyshimtë në të gjithë territorin e vendit, duke nisur nga qarqet më problematike.

Edhe në Durrës mbrëmjen e sotme, policia ka ngritur postblloqe të shumta për evidentimin dhe kapjen e personave të dyshimtë apo të shpallur në kërkim.

Në postblloqe janë vendosur punonjës të krimeve, FNSH, të rendit, ndërkohë që pikat e kontrollit janë ngritur në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, në zonën e Plazhit, në ish-Kënetë, Spitallë etj.