AKTUALITET, 18 Shtator 2020, 19:28

Meta viziton Dibrën: Sot në Sinë, në truallin e Kastriotëve, jemi krenarë…

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot zonën e Sinës në Dibër. Meta shprehet se sot ka qenë në Sinë, në truallin e Kastriotëve.

Më tej, Meta thotë se ishte kënaqësi të vizitonte Muzeun Historik dhe të njihte nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.

Meta shton se të “bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sot në Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.

Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!…