AKTUALITET, 18 Shtator 2020, 21:16

Rama tregon pse nuk e priti Merkel dhe a duhet të marrë Trump çmimin Nobel

Rama tregon pse nuk e priti Merkel dhe a duhet të marrë Trump


Në intervistën për DW kryeministri Rama foli për arsyet e vizitës së tij në Gjermani. Ai tha se ishte ftuar në një konferencë në Bavari dhe me një ndalesë në Bundestag në Berlin. Rama tha se nuk kishte planifikuar asnjë takim me kancelaren Merkel me të cilën tha se “kishte kontakte të vazhdueshme”.

Rama foli edhe në lidhje me propozimin që ka bërë deputeti norvegjez që presidentit të SHBA-së, Donald Trump t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen. Rama shprehet se nuk i takon atij që ta përcaktojë fituesin, por ky vendim i takon komisionit të Çmimit Nobel.

“Këtë e di komisioni i Çmimit Nobel, unë mendoj që nuk më takon mua të përcaktoj rezultatin e gjithë analizës që do të bëjë komisioni i Çmimit Nobel”, – është shprehur Kryeministri Rama.