AKTUALITET, 18 Shtator 2020, 20:00

Sërish shifra të larta infeksioni në Greqi/ Konfirmohen 359 raste të reja dhe dy viktima nga COVID-19

Sërish shifra të larta infeksioni në Greqi/ Konfirmohen 359 raste

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore në Greqi njoftuan për 359 raste të reja të koronavirusit, nga të cilat 39 janë identifikuar në portat hyrëse në vend.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve është 14738.

Ndërkohë, 71 pacientë trajtohen në intubim dhe 177 pacientë janë liruar nga spitali.

Gjithashtu janë konfirmuar edhe 2 vdekje të tjera, duke shkuar numri total në 327 viktima.