TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësja e qeverisë dhe ministresha për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin "Zonë e Lirë" të Arian Çanit.
Elisa tha se një pjese të njerëzve në Shqipëri, pandemia u ka vënë në dukej problemet dhe çrregullimet mendore që kanë, me gjasë duke i'u referuar kundërshtarëve të saj dhe të partisë, sepse larg qoftë, kurrë nuk mund të besojmë që kjo deklaratë t'i drejtohet liderit Skënderbe.
Ndër të tjera, Spiropali bëri një deklaratë të çuditshme, duke thënë se shqiptarët, "po të ishin pa halle, nuk do ishin kaq interesantë sa janë".
"Po të ishin pa halle [shqiptarët], nuk do të ishin kaq interesantë sa janë. Por kanë bërë progres të jashtëzakonshëm. Unë e shoh çdo ditë, realiteti është shumë ndryshe. Por e pranoj edhe realitetin tënd [i drejtohet Currit], sepse është realitet meditativ".
Një gjë është e sigurtë, një nga njerëzit që ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe të mirëqenie të paarritshme, prej vitit 2013 dhe deri sot, është pikërisht Elisa Spiropali.
/TPZ.al/