TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka reaguar për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, e cila nuk do të jetë me emrat e kandidatëve, por vetëm me numrat e tyre, ashtu siç e kërkonte Edi Rama.
Shehi tha se kjo e dëmton opozitën dhe u shpreh me ironi se nuk është më Dash Shehi, por u kthye në "numër".
“S'ka më Dash Shehi, ka numër 13. Isha emër dhe u bëra numër. Kjo është grotestku, fundi... Sigurisht e dëmton opozitën dhe të gjithë sistemin demokratik", tha ndër të tjera Shehi.
Kujtojmë se opozita preferonte variantin e fletës së votimit me emrat e kandidatëve, siç u miratua edhe nga KQZ, por kjo u rrëzua nga KAS, me kërkesë të socialistëve.
/TPZ.al/
EMISIONI I PLOTË: