AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 14:01

Flet nipi i 69-vjeçarit që u vetëhodh te Infektivi: Nga morgu e morëm vetë, këtu ka plasur Covidi, jemi në izolim!

Flet nipi i 69-vjeçarit që u vetëhodh te Infektivi: Nga morgu e


Në lidhje me rastin e 69-vjeçarit Reshat Grembi, pacienti me Covid 19 që u vëtëhodh nga dritarja e Infektivit ka folur edhe nipi i tij Sadiku në emisionin "Me zemër të Hapur".

Ai nuk pati akuza si vajza e të ndjerit, por ngriti shqetësime se që nga dita kur xhaxhai i tij erdhi në banesë për ritualin e fundit, në zonë ka shpërthyer një vatër Covidi, madje ai vetë e familja janë të izoluar për shkak të shenjave që kanë shfaqur.

Jeni i infektuar?

Sadik Grembi: Po kam pasur shenja dhe po pres përgjigjen e tamponit. Jemi izoluar të gjithë në shtëpi. Edhe nënën e ka më rëndë.

Bëj thirrje që të merren masa, pasi këtu po dëgjojmë edhe të afërmit tanë të tjerë që po shfaqin shenja…

Si e morët vesh për xhaxhain?

Sadik Grembi: Po u njoftuam pasi ai erdhi në Tiranë.

Pse shkoi në urgjencën e Fierit dhe bëri skaner kur nuk kreu tampon?

Sadik Grembi: Mjekja e lagjes i dha ilaçe për simptoma gripi. Ne u detyruam nga temperatura ta çonim në urgjencën e Fierit. Skaneri iu bë kur e çuam për herën e dytë neve.

Sa orë zgjati?

Sadik Grembi: Nga hera e parë që e çuam në spital zgjati 48 orë.

Pasi u vetëhodh, çfarë ndodhi?

Sadik Grembi: Po e çuan në morg dhe aty na thanë hajde merreni vetë. Në rast se nuk do të kishte njerëz do ta shoqëronin ata me autoambulancë

Bëtë ceremoni mortore të rregullt?

Sadik Grembi: Ne e ulëm në oborr, i qëndruam larg arkivolit, po bëmë ato zakonet tona nja çerek ore dhe e nisëm në varreza.