AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 10:42

Infektohet me koronavirus shefja e Epidemiologjisë në Shkodër

Infektohet me koronavirus shefja e Epidemiologjisë në Shkodër


Pas tetë muajsh punë intensive në luftën ndaj COVID-19 dhe trajtimin e qindra rasteve të qytetarëve tashmë edhe vetë shefja e Epidemiologjisë ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.

Që mbrëmë shefja Hysa është izoluar në banesën e saj për të zbatuar protokollin e sigurisë dhe kohën e nevojshme për t’u shëruar.

“News 24” raporton se shefja e Epidemiologjisë, Dhurata Hysa është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma por pasi ka bërë tamponin ka rezultuar pozitive.