TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se vendi në këtë situatë pandemie kërkon ndërhyrje të shpejtë nga klasa politike.
Kryemadhi u shpreh se sot qytetarët janë më të vendosur për të ndryshuar situatën politike me 25 prill, ndërsa shtoi se asnjë taktikë elektorale nuk shpëton sipas saj “Rilindjen” apo kryeministrin Edi Rama.
“Sot qytetarët shqiptarë nuk janë të fokusuar tek emrat e opozitës.
Kanë një problem më të madh me mungesën e ekonomisë. Ndjehen të pambrojtur, përballen më depresionin ekonomik, po ashtu edhe depresioni social i përditshëm.
Sot qytetarët duan ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre.
Thirrja e opozitës për t’i çuar qytetarët drejt kutive të votimit që klasë politike të mos i shkojë ndërmend të bëjë ç’të dojë me shqiptarët.
Ne kemi vetëm një pikë të përbashkët që është rrëzimi i sektit të “Rilindjes”, tha Kryemadhi.