AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 10:28

E trishtë! Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në Tiranë

E trishtë! Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku


Koronavirusi i ka marr jetën një tjetër mjeku në Tiranë.

Betejën me sëmundjen e ka humbur Dr. Ilirjan Draçi, i cili për vite e vite me radhë shërbeu si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve Nr.1.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se do të mungojë “shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.”

POSTIMI:

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.

U prehsh në paqe dr. Draci