TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk dua të bëj heroinën, por u shoqërova pa asnjë lloj sqarimi. Kështu shprehet ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi jashtë ambienteve të komisariatit të Burrelit.
Ajo thotë se u shoqërua nga dy policë të RENEA, të armatosur dhe qëndroi në komisariat për 30 minuta ndryshe nga sa pretendon policia.
“Tek Ura e Matit isha me Kryetaren e Forumit Rinor dhe me shoferin tim në makinën e Kryetarit të forumit, Denisa Vata. Nuk më dhanë asnjë shpjegim, më shoqëruan. Ishin dy policisë të RENEA me automatikë. Ndejta rreth 30 minuta në komisariat, plotësova një formular me gjeneralitetet e mia. Më pas u lirova. E para ju shikoni, e dyta kemi edhe foto brenda komisariatit. Unë nuk dua të bëj heroinën, pasi kishte shumë heronj të vërtetë, qytetarë të shoqëruar. Janë shumë djem e vajza të të shoqëruar”,- tha Çupi.
Kujtojmë që shoqërimi i ish-deputetes erdhi pas tensioneve që pati sot në KZAZ-në e Burrelit ku simpatizantët e PD-së, dogjën materialet zgjedhore.