AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 15:41

Aksident në Lezhë/ Mbeten të plagosur dy persona

Aksident në Lezhë/ Mbeten të plagosur dy persona

 Dy persona janë plagosur pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Nga të dhënat e para thuhet se në aksident janë përfshirë një makinë tip “BMW” dhe një motoçikletë, ndërsa kjo e fundit për shkak të përplasjes është përmbysur. Drejtuesit e mjeteve raportohet se kanë marrë lëndime të vogla, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të motoçikletës nga drejtuesi i saj. Në tentativë për të shmangur përplasjen, drejtuesi i  mjetit “BMW” ka devijuar levizjen duke përplasur motorin.