AKTUALITET, 21 September 2026, 15:43

1,197 biznese të reja në vetëm një muaj/ Tirana në krye, turizmi vijon të nxisë ekonominë

Shtohen bizneset e reja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Sipas ët dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit gjatë muajit gusht janë regjistruar 1.197 subjekte të reja.

Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik  në vend. Ndërkohë përsa u përket sektorëve numri i bizneseve të reja lidhet direkt me turizmin  që janë tregtia me shumicë dhe pakicë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor ndjekur nga  shërbimet administrative e mbështetëse. Të dhënat e muajit gusht vijnë në një moment kur turizmi në Shqipëri vijon të ketë një peshë të konsiderueshme në aktivitetin ekonomik

Sipas të dhënave  Qendra Kombëtare e Biznesit ka përpunuar 9,204 aplikime online gjatë gushtit. Po ashtu  QKB raporton se janë lëshuar 126 licenca të reja dhe 19 leje të reja. Shtimi i bizneseve të reja pritet të shoqërohet edhe me një rritje të kërkesës për punonjës dhe shërbime.