AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 13:41

“Fjeta me dy jetimë jashtë”, shteti dështon me çadrat, gruaja: U shtrimë para gjykatës

“Fjeta me dy jetimë jashtë”, shteti dështon me


Shqipëria u godit dje nga një prej tërmeteve më të fuqishëm në 30 vitet e fundit, që tregoi dhe njëherë tjetër se shteti është i pafuqishëm për të përballur fatkeqësi të natyrave të tilla.

Përveç operacionit të kërkimit të trupave që u bë me mjete rrethanore, ku mungonin qentë e specializuar për kërkimin e trupave, një tjetër plagë është dhe ajo për personat që kanë mbetur të pastrehë.

Një grua ka rrëfyer se ajo së bashku me dy fëmijë jetim, që janë nipërit e saj kanë fjetur në mes të rrugës, pranë Gjykatës në Laç.

“Unë kam fjet me dy jetima jashtë, dy se di se ku i kam, shkova te çadra dhe nuk më lanë me asnjë vend që të hyja, shkova te shtëpia s’më dhanë përgjigje”, shprehet qytetarja./ Fax News