AKTUALITET, 23 Mars 2019, 16:13

Fjalimi / Autogoli i Ramës me Shqipërinë e Facebookut

Fjalimi / Autogoli i Ramës me Shqipërinë e Facebookut

Edi Rama i ka bërë sot thirrje të gjithë mbështetësve të tij, të përdorin celularët Facebookun Instagramin, Twiterin si të vetmet mjete që i kanë mbetur qytetarëve për të vënë në vend realitetin e shtrëmbëruar të Shqipërisë.

Në një miting që të kujtonte ato të Partisë së Punës, kur menjëherë pas kongresit liderët dilnin në shesh për të komunikuar me popullin, kryeministri, ka ngritur shqetësimin, se mediat kadrinjtë, portalet, stacionet televizive, asnjëherë nuk prezantojnë Shqipërinë e vërtetë, atë ku papunësia, sipas Bankës Botërore po ulet (12%), atë ku eksportet bujqësore po shtohen, atë ku krimi dhe droga po luftohen si kurrë ndonjëherë më parë.

A i keni dëgjuar ndonjëherë “derrat e shtrirë kolltuqeve” të flasin për këto, i është drejtuar Rama turmës së mbushur me punonjës së administratës?

“Jo, – është përgjigjur vetë ai” sepse kadrinjtë pyesin njëri-tjetrin për Niçen e Shijakut, Babale Alizotin, apo për mundësinë e vetvrasjes së presidentit”.

Dhe në emër të kësaj padrejtësie të madhe që po i bëhet sukseseve të rilindjes, profeti i saj i ka bërë thirrje dishpujve të tij të jenë aktivë me “Like” dhe “Share” në Facebook.

Po a është e vërtetë kjo tablo që vizaton Rama? A japin mediat në Shqipëri një vision të shtrembëruar të realitetit? Kush pasqyrohen më shumë në to, aferat e Babales dhe Agron Xhafajt, apo dy tre fjalime plot proagandë të kryeministrit që jepet njëkohësisht live nga të gjitha televizionet së bashku, dy ose edhe tri herë në ditë? Kush mer më shumë kohë televizive vjedhja kriminale e votave nga Niçja i Shijakut, apo pemët që mbjell çdo ditë kllouni i Bashkisë që përbën lajm edhe kur pret në zyrë një aktor të estradës?

Ç’do shqiptar e bën lehtë krahasimin. Dhë në fakt korruptimi i pjesës më të madhe të makinerisë propagandistike është një nga arsyet se përse Rilindja vazhdon të jetë në pushtet.

Por, në shqetësimin që ka ngritur sot, Rama jo vetëm që ka gënjyer, por ai ka bërë edhe një autogol të rrezikshëm për të.

Sepse, nga njëra anë ai pretendon se partia e tij është më e votuara nga qytetarët, se ajo është e pakonkurueshme dhe e pamposhtshme nga askush dhe nga ana tjetër ankohet se populli po helmatiset nga kazanët dhe kadrinjtë.

Nëse Rama vertet i fiton ztgjedhjet, nëse ain nuk rilin çamë në Dibër dhe Niçe në Durrës, atëherë “propaganda” e armiqve të tij shpifës, del se nuk u besoka nga shqiptarërt.

Por fakti që, ai merakoset nga nga nxjerrja e skandaleve të qeverisjes tregon se a ka frikë se mos i duhet një buxhet më i madh për të harxhuar për ndryshimin e rrezultatit të zgjedhjeve. Ai duket sikur i bën thirrje militantëve për t'i mbajtur ne xhepa atao para që oligarkët i derdhin për vota. Sepse vetëm kështu shpjegohet shqetësimi ndaj “kafazeve të pllumbave me emrin kadrinj”.

Nuk mundet që Rama edhe të jetë i bindur se shqiptarët atyre nuk i besojnë edhe t'u bëjë atyre thirrje për betejë kundër tyre. Këtu ka një kontradiktë. Të dyja nuk mund të jenë të vërteta./Lapsi.al