AKTUALITET, 23 Mars 2019, 15:47

Ina Zhupa sulmon Veliajn: E bëri Tiranën lavatriçe të pastrimit të parave të pista

Ina Zhupa sulmon Veliajn: E bëri Tiranën lavatriçe të

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar pas organizimit të Kongresit të Partisë Socialiste. Zhupa shprehet se Erion Veliaj mezi mbushi karriget sot me detyrim.

“Drejtoi Tiranën në mënyrë të paligjshme edhe plot me afera korruptive. Bëri Tiranën lavatrice të pastrimit të parave të pista”, shkruan ndër të tjera Zhupa.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Qytetaret e Tiranes i braktisen sot, mezi i mbushen karriget e sheshit Nene Tereza me detyrim dhe me kercenime dhe me kete metode besojne se do mbushin edhe kutite e votimit!

Nje fushate qe hapet ne shkelje te ligjit, nis me premtimet per prishje dhe per ndertime kullash: do prishim teatrin, do prishim muzeun historik, do prishim biblioteken, do prishim teatrin e kukullave. Sepse sheshin e kane destinuar per kulla.

Nuk kishin asnjë premtim për qytetarët sepse nuk mendojnë se ia vlen, mjaftojnë të premtojnë PPP për oligarkët dhe ata do sigurojnë votat e duhura.

Në një fjalë të shkurtër dhe patetike më shumë gënjeu mbi realitetin e Tiranës sesa pati kurajon të thoshte si ka qeverisur në këto 4 vite. Veliaj patjetër që do mbahet mend si njeriu që:

Drejtoi Tiranën në mënyrë të paligjshme edhe plot me afera korruptive, vrasjen e Ardit Gjoklajt, me abuzime në tendera dhe në fonde, me falsifikime gjobash dhe mandatesh.

Bëri Tiranën lavatrice të pastrimit të parave të pista. Nga zero ndërtime si premtim elektoral, sot kemi numër rekord ndertimësh dhe kullash, duke arritur në 390 leje ndërtimesh për vitet e tij.

Bëri rritjen e tarifave, taksave dhe pagesave për Tiranën dhe zhdukjen e buxhetit në tendera korruptivë dhe me fitues te paracaktuar.

Beteja për zgjedhje të lira dhe demokraci vazhdon edhe per shpetuar nje here e mire nga kryebashkiak si Veliaj. Me zgjedhje te lira dhe te ndershme Veliaj i ka ditet e numeruara ne krye te bashkise.