TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tragjedi e vërtetë ndodhi në lumin Tigër, në Mosul të Irakut, ku pas përmbysjes së një trageti, së paku 102 persona janë mbytur. Zyrtarët irakenë thanë se ndër viktimat, së paku 12 ishin fëmijë.
Më shumë se 170 vetë ishin në bord dhe rreth 60 njerëz janë zhdukur, tha kryetari i Mosulit, Zuhair al-Araji, shkruan CNN.
Viktimat janë të shumtë në numër, për shkak se shumica e atyre që ishin në bord nuk dinin not, pasi kishte shumë fëmijë dhe të moshuar si pasagjerë.