TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Fushë-Mbret në vendin e quajtur “Te shinat”.
Dëshmitarët kanë rrëfyer se është qëlluar nga një automjet tip Audi drejt një të riu.
Nga ngjarja mësohet se nuk ka të lënduar. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.
Ndërkohë që punohet për kapjen e autorit, policia po shoqëron disa dëshmitarë.