TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Conference League merr jetë këtë verë dhe në të do të marrin pjesë për herë të parë tre klube të Superiores, vendi i dytë dhe i tretë, plus fituesi i Kupës së Shqipërisë, ose vendi i katërt nëse këtë trofe e fiton një nga tre vendet e para.
Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka marrë pjesë në një mbledhje të UEFA-s me sekretarët e federatave dhe është folur mes të tjerash edhe për Conference League.
Panorama Sport ka publikuar sot edhe pagesat e solidaritetit që UEFA jep për klubet dhe shpërblimi për pjesëmarrjen në këtë kompeticion është 100 mijë euro.
Nëse klubet e Superiores nuk e kalojnë turin e parë, atëherë marrin edhe 250 mijë euro të tjera shtesë vetëm për pjesëmarrjen. Pra, në total 350 mijë euro duke e mbyllur rrugëtimin në turin e parë.
Po nëse kualifikohen në turin e dytë? Atëherë klubet e Superiores përfitojnë 100 mijë euro për turin e parë, 100 mijë euro të tjera për turin e dytë dhe 350 mijë euro ekstra në momentin e eliminimit.