TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas tri sezonesh pa shkëlqim mes Barcelonës e Bayern Munich, braziliani Philippe Coutinho është gati të rikthehet në Liverpool, aty ku ka kaluar edhe periudhën më të mirë të karrierës së tij të deritanishme. Por jo për të veshur fanellën “The Reds”, por atë të skuadrës tjetër të qytetit, Evertonit.
Sipas mediave britanike, drejtuesit e “Toffees” janë gati të paguajnë 35 milionë stërlina për kartonin e brazilianit. Fantazisti 29-vjeçar është kërkuar me ngulm nga Carlo Ancelotti, që synon të ndërtojë një sulm të frikshëm me Philippe Coutinho, James Rodriguez, Richarlisson dhe Calvert-Lewin, që të garojë denjësisht si në Premier, ashtu edhe në Europë.