TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasja e Konstantin Katsifas, gjatë shkëmbimit zjarri me forcat RENEA, të dielën në Baularat të Gjirokastrës, vijon të jetë lajtmotiv në mediat greke.
“Zougla”, në një artikull të publikuar këtë të mërkurë, jep të tjera detaje lidhur me hetimet nga prokuroria helene.
Media helene raporton se, përfundimisht, drejtësia greke do të shqyrtojë gjithë elementët e incidentit tragjik, ndërsa të afërmit e 35-vjeçarit kanë paraqitur mjetet e identifikimit të viktimës, si i kombësisë greke. Dosja e çështjes u dërgua në Prokurorinë e Athinës nga Janina. Pra, po ndryshohen vendet dhe duart me kalimin e dosjes në organin e akuzës së kryeqytetit për shkak kompetence, pasi kemi të bëjmë me një shtetas grek dhe një krim i kryer jashtë shtetit.
Në të njëjtin artikull, citohet edhe avokati i familjes së viktimës Kostas Giovanopoulos, të thotë se, u lejua vetëm pesë minuta të shihte trupin dhe kjo e kufizon të japë detaje.
Një ditë më parë, Ministria e Jashtme në Tiranë, njoftoi se kishte thirrur ambasadoren greke dhe se, kryediplomates,“iu theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare”.
“Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhej në një reagim për mediat të Ministrisë së Jashtme.