LIFESTYLE, 27 Korrik 2021, 16:02

“Merrte një bluzë, i priste mëngët dhe e vishte në tre mënyra”- Vajza e ish-deputetes së PD-së nuk i kursen thumbat për Argjira Spancën: E nisi kot duke…

“Merrte një bluzë, i priste mëngët dhe e vishte


Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, ka komentuar së fundmi aftësitë profesionale të prezantueses, Argjira Spanca.

E ftuar në “Best Deal”, Ada po diskutonte me vajzat e tjera me të cilat kishte udhëtuar, kur njëra prej tyre nisi të komentonte çiftin e ri të showbizz-it, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani.

Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë. Bëjnë si super VIP-a. I shoh kudo”,- tha Keishli fillimisht.

Më pas, ishte pikërisht Ada Deda ajo që vazhdoi të komentonte se si Argjira u bë e famshme.

Argjira e nisi kot! E nisi tek Top-i duke rregulluar disa bluze dhe u bë autore e ‘She’s On Top’. U bë edhe prezantuese. Merrte një bluzë, i priste mëngët, e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq. U bë e famshme!”,- dëgjohet të thotë modelja, para se vajzat të kuptojnë se kamerat ishin të ndezura.

Argjira dhe Graciano ende nuk kanë bërë asnjë reagim në lidhje me këto komente.

[gallery ids="549903,549904,549905,549906,549907,549908,549909,549910,549911,549912,549913,549914,549915,549916,549917,549918"]