TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbolli italian vazhdon të vuajë si rezultat i COVID-19, teksa një rast është regjistruar edhe te Roma. Anësori i verdhekuqve Rikardo Kalafiori është testuar pozitiv dhe kjo ka bërë që edhe klubi të marrë masa.
Kështu, futbollistët dhe stafi teknik do të jenë në izolim deri në javën e ardhshme. Ata do të qëndrojnë në qendrën sportive Trigoria, ndërsa të mërkurën do të nisen për në Zvicër ku do të ndeshen me Jang Bojs në kuadër të Ligës së Europës.
Më pas, Kumbulla me shokë do të kthehen sërish për të qëndruar të mbyllur në qendrën sportive, teksa do të nisin përgatitjet për ndeshjen e 26 tetorit me Milanin.
Vetëm pas kësaj date, ku do të jenë kryer edhe teste të shumta, futbollistët do të mund të largohen nga qendra sportive.