AKTUALITET, 11 Janar 2018, 17:03

Edhe trajneri kampion mbështet Dukën, Gjoka: Së bashku për futbollin!

Ernest Gjoka vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë në treg: kampion dhe Superkupë me Kukësin, fitues i Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin.

Strategu aktual i Vllaznisë i dha mbështetjen e tij kandidaturës së Armand Dukës për një mandat të ri në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjoka ripostoi mesazhin e kapitenit të Kombëtares, Ansi Agolli, edhe ky i fundit në mbështetje të njëshit të futbollit shqiptar.

/TPZ.AL/