AKTUALITET, 29 Mars 2019, 11:22

Këto lëvizje tregojnë çfarë gjeniu është Ronaldo/ VIDEO

Këto lëvizje tregojnë çfarë gjeniu është
Cristiano Ronaldo është i njohur për aftësitë e tij dhe është e artë se ai është një makineri golash, gjë që e ka vërtetuar në të gjithë klubet ku ka luajtur. Shpeshherë është kritikuar dhe i është vënë epiteti “Penaldo” për numrin e lartë të golave që shënon nga goditja e penalltive, por lëvizjet e tij në fushë tregojnë edhe një herë se sa i zoti është ai në nuhatjen e golit, zbulimin dhe krijimin e zonave bosh, duke i dhënë atij mundësi për të shënuar më shumë gola. Gjithsesi në një video janë analizuar situata teksa Ronaldo bën lëvizje të mrekullueshme pa pasur topin në këmbë. Lëvizje që i japin shansin atij të fitojë fushë pa kundërshtarë dhe të shënojë. Për më shumë ndiqni këtë video: