AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 11:30

Fier, tre të infektuarit e morën koronavirusin në Tiranë

Fier, tre të infektuarit e morën koronavirusin në Tiranë


Tre raste me koronavirus janë konfirmuar në Fier gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e reja janë dy në bashkinë e Roskovecit dhe një tjetër në Patos.

Janë persona të cilët kanë pasur kontakte edhe me spitalet në QSUT. Gruaja nga Patosi dyshohet se është infektuar në QSUT, pasi ka qenë e shtruar.

Ndërkohë, dy bashkëshortët nga Roskoveci po ashtu dyshohet se e kanë marrë virusin në kryeqytet. Mësohet se ata kanë vizituar djalin në Tiranë dhe aty janë infektuar, duke qenë se djali ka rezultuar më vonë i infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 48 raste të reja me koronavirus, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në vend.